Ishte hera e parë që merrja pjesë në një terapi tingujsh dhe ishte një përvojë e mrekullueshme për mua! Më çuan në një udhëtim emocionues tingujsh. Vibrimet dhe tonet e jashtëzakonshme fizike zbuluan kujtime të fuqishme të harruara dhe më vendosën në një gjendje ëndrrash vizuale dhe të zgjuar. Ishte një udhëtim i brendshëm, më larg nga sa e imagjinoja të mundshme. Jam kthyer në UK i rinovuar, i relaksuar dhe i rimbushur! Njerëzit thonë se kam një shkëlqim të mrekullueshëm rreth meje.
Nuk mund ta rekomandoja 'Be Free From It' mjaftueshëm.
Faleminderit për vërtetësinë tuaj Eldorado!
Ketan.D - British Indian
Ishte një eksperiencë e mahnitshme. Është e vështirë të përshkruhet, por u surprizova shumë se si tingulli mund të ndikojë në gjendjen time të brendshme. Po dëgjoja dhe ndjeja gjithë ata tinguj të këndshëm, të çuditshëm dhe vendas që më dhanë mundësinë jo vetëm të qetësoja mendjen time, por të dëgjoja veten time, zërin tim të brendshëm që nuk e dëgjoja për shumë kohë dhe kjo më solli paqe. Faleminderit për këtë. (Djakyu🇺🇦)🤗
E rekomandoj terapinë e tingujve për të gjithë ata që duan pak paqe në mendjet dhe zemrat e tyre. Tani do ta riemëroj në celularin tim Eldoradon në Dr Eldorado.
Është një ilaç që mund të shërojë shpirtin, mendjen tuaj dhe mendoj se atëherë ju mund të shëroni edhe trupin tuaj.
Herën tjetër kur do të jem në Shqipëri do të jem i lumtur të takoj Vanesën dhe Eldoradon dhe ta bëj sesionin përsëri. 🤗🇺🇦🤝🇦🇱🤗
Faleminderit! 🤗😍🤗
Roman.H - Ukraine
Përjetimi im në një seancë Sound therapy:
Loja "Frisbee" më bëri të mendoja sot teksa po e shihja nga dy fëmijë që po luanin, që s'e kisha vënë re asnjëherë lëvizjen e diskut me vëmendje.
Kuptova që ai me një veprim bën dy lëvizje:
1. Rrotullohet rreth vetes
2. Zhvendoset nga një pikë tek tjetra.
"Udhëtimin" sidoqoftë ai fizik, shpirtëror, mendor apo ndjesor, unë e konsideroj të ndarë në 3 aspekte:
1. Si perceptim
2. Si eksperiencë
3. Si mënyrë të shprehuri.
Gjatë seancës në soundtherapy, aspekti nr.1- Perceptimi, më ngjan me rrotullimin e diskut rreth vetes.
Aspekti nr.2- Eksperienca, më ngjan me udhëtimin (individual) ku unë shkoj nga një pikë në tjetrën.
Sot ndjeva të nevojshme të shkruaj aspektin nr.3- Të shprehurin.
Ju uroj të gjithëve udhëtim të mbarë (siç Eldo uron në fillim të seancës), me zhvendosje të thellë, vertikale, horizontale, mbi apo nën, duke zbuluar sa më shumë e duke stimuluar gjithmonë e më shumë dëshirën për t'u kthyer tek "Vetja". Takohemi në udhëtimin e radhës.
Besiana.L - Albania
Kjo eksperiencë me Be Free From it ishte eterike (tepër perfekte për këtë botë). Si një turiste që thjesht po kalonte këndej, u gëzova shumë që gjeta BE FREE FROM IT këtu në Tiranë. Që nga momenti që arrita u mirëprita me një mirëseardhje dhe një energji plot dashuri.
Oazi i larjes në tinguj është i bukur dhe i ngrohtë, i cili me të vërtetë luan me të gjitha shqisat e tua. Ti transportohesh brenda rehatisë së një hapësire dedikuar relaksit. Kjo e bën te lehtë të sintonizohesh me brendësinë tënde teksa le të shkojnë çdo gjë tjetër përveç përjetimit me tingujt që ata po performojnë. Me duhet ta them që qava gjatë seancës time të parë. U relaksova mjaftueshëm për të marrë udhëzim hyjnor dhe ishte afirmimi për punën e gjithë jetës sime. I vlerësova shumë seancat e shumta që bëra dhe çdo herë bëhet më e lehtë për t'u relaksuar në gjendjen e paqes dhe qetësisë. Efektet e këtij sound healing (shërimi përmes tingujve) zgjaten dhe vazhdojnë bukur edhe më mbrapa. Nëse je udhëzuar për t'i gjetur duhet absolutisht t'i dëgjoni dhe të merrni pjesë në një seance. Shpirti juaj do ju falenderojë plot gëzim.
Lumin.G - US California
Unë jetoj një jetë nomade dhe të udhëtuarit gjatë gjithë kohës e vështirëson gjetjen e komuniteteve më pak 'mainstream'.
Ajo çfarë më mungonte më së shumti në Ballkan ishin eventet ose komunitetet që mund të më mbështesnin në rrugëtimin tim të brendshëm, në rritjen time personale.
Në Shqipëri isha mjaftueshëm me fat që takova disa njerëz shumë shpirtërorë por unë s'munda të gjeja praktikues profesional dhe me eksperiencë.
Më në fund takova Eldon në rrugëtimin tim të jetës dhe së bashku me partnerin tim përjetuam një seancë Sound Healing të mrekullueshme.
Ishte hera e parë për Ne dhe ishte me të vërtetë një udhëtim shumë interesant dhe i thellë.
Eldo dhe partneria e tij janë profesionale, të ditur, të sjellshëm e me të cilët është kënaqësi të ndash energji.
Seanca u bë duke u kujdesur për çdo detaj dhe ishte e lehtë për mua të zhytesha në tingull dhe në vetëdijen time të brendshme.
U ndjeva e rikarikuar, e rilidhur me veten, me frikërat e mia, partnerin tim si dhe me botën.
Faleminderit Eldo, Ne padyshim që do kthehemi përsëri, kur të jetë koha e duhur.
Giorgia.S - Germany
Unë u njoha me Sound Healing në situatën më kritike të jetës time. Kjo metodë shërimi i rrëzoi muret midis egos dhe shpirtit tim. Përfundimisht më ndihmoi të bashkohem dhe të ngrihem në një gjendje më të lartë të të kuptuarit, që u pasua nga seri vetëpërmbushjesh që erdhën një nga një. Tempulli i Eldorados më dha me të vërtetë ndjesinë e hyjnores, po ashtu dhe Ai.
I jam shumë mirënjohëse Zotit që më solli Sound Healing dhe Eldon në rrugëtimin tim! ❤
Tingujt dhe mantra e tij janë kaq relaksuese dhe të thella. Gongu është aq i fuqishëm saqë direkt më shkëputi nga mendja për të shkuar në një udhëtim të bukur brenda vetes. Aromat ishin kaq relaksuese e ndihmuese për këtë bisedë të bukur me shpirtin. 😇☀️
Marjana.K - Shqipëri
BE FREE FROM IT ishte diçka që nuk e kuptoja se më duhej derisa e provova. Kjo përvojë më solli paqen dhe relaksin që kam kërkuar për një kohë të gjatë. Më dha shansin për të parë problemet e mia, çfarë po e pengon rritjen time dhe më ndihmoi ta lë të shkojë. Unë definitivisht do të kthehem sërisht nëse krijohet mundësia që rruga me Eldon të na kryqëzohet. Eldo është një person i mahnitshëm, të cilin pasi e takova ndjeva sikur po ritakoja një mik të vjetër të mirë. Unë me të vërtetë mendoj se çdokush mund të përfitojë nga kjo eksperiencë pasi është diçka që do t'ju sjellë qartësi dhe paqe.
Michal.M - US Illinois
Takimi me Eldon ishte shumë i veçantë. Që në momentin e parë që i dëgjova zërin dhe përqafimi me të, më përcolli një energji shumë pozitive. Gjatë seancës së relaksimit nuk gjej fjalë ta përshkruaj atë që përjetova. Në momentin që hapa sytë u ndjeva shumë e lehtë, sikur isha në ajër, një relaksim total. Edhe diçka tjetër, atë natë kam bërë një gjumë të ëmbël dhe të qetë. Ajo që më ka mbetur mbas kaq kohësh në mendje është komunikimi me këtë çift të mrekullueshëm. Zëri i Eldos është shumë mbresëlënës dhe buzëqeshja e Vanesës ishte shumë miqësore dhe shumë e bukur. Ju përshëndes dhe shpresoj që t'ju takoj sa më shpejt, Flora. ❤🤗😘😘
Flora.K - Shqipëri
Kam patur një përvojë madhështore këtu ndërsa erdha për vizitë nga Shtetet e Bashkuara. Ambienti ishte shumë tërheqës. Eldo dhe Vanesa ishin të dy mikëpritës dhe energjia ishte e madhe. Kjo ishte përvoja ime e parë me terapinë e tingujve dhe i tejkaloi pritshmëritë e mia. U ndjeva plotësisht e relaksuar. Madje edhe më e lehtë pas përfundimit të seancës. Patjetër që do të rezervoj një sesion tjetër kur ta vizitoj sërisht.
Alexa.A - US Pensilvani
Pata kënaqësinë dhe nderin të njihja Eldon gjatë një udhëtimi-studim mbi mirëqënien fizike dhe mendore në Shqipëri.
Eldo dhe e dashura e tij Vanesa zhvilluan një seancë grupi nëpërmjet Terapisë me Tinguj, dhe për herë të parë në jetën time, u njoha me fuqinë e kësaj praktike.
Të nesërmen pata një dëshirë të fortë të bëja sërish të njëjtën eksperiencë në studion e tij.
Mendoj se vetë përshkrimi i dëshires time flet qartë se sa eksperiencë e mrekullueshme është, dhe që kishte fuqinë të më jepte përgjigjet që kërkoja prej kohësh në jetën time.
Jam thellësisht mirënjohës që pata fatin të njihja këtë botë të mrekullueshme dhe me siguri do ta telefonoj Eldon për të bërë të njëjtën eksperience dhe herë të tjera.
Uroj që edhe ti të kesh mundësine ta provosh këtë terapi!
Be free from it ❤️
Giovanni.S - Itali
Sesioni me gongun dhe instrumentet e tjera, më bëri të dëgjoj vibrimet dhe unë gjithashtu i ndjeva ato të hyjnë direkt në trupin tim. Ishte ndryshe nga gjithçka që kam përjetuar më parë. Ndihej e mrekullueshme dhe krejtësisht e mahnitshme. Ishin si shtresa fotografish të jetës sime të së shkuarës dhe të tashmes që më vinin në mendje. Momente të mira dhe të këqija, frike, momente gëzimi dhe eksitime që më bën të kuptoj kohën dhe hapësirën në të tashmen. Diçka përfundimisht zgjohet ose ndryshon tek unë. U ndjeva i çliruar nga peshat e mëdha të shpatullave. Një përvojë krejtësisht e re për mua! Ishte shumë relaksuese dhe e këndshme. Eldorado dhe Vanesa ishin të mrekullueshëm dhe të dobishëm! Ata janë të apasionuar pas asaj që bëjnë dhe duan të ndihmojnë njerëzit. Ata janë shumë të ditur mbi këtë temë dhe morën kohë për të shpjeguar se si funksionon shërimi dhe çdo detaj në lidhje me seancën që më bën të ndihem aq rehat që nga fillimi, madje edhe më parpara.
Fernando.F - Venezuela
Universi ju lidh me njerëzit dhe mundësitë, kur jeni gati t'i merrni ato. Ishte një bekim i madh për mua, të isha në gjendje të përjetoja diçka që fjalët në të vërtetë nuk mund ta shpjegojnë… ✨ Të takosh Eldo & Vanesa, të përjetosh mënyrën e tyre për të ndihmuar dhe shëruar njerëzit me terapi tingujt...dhe ta kombinoja atë me ceremoninë magjike të Filippos ishte udhëtimi i jetës! ✨🦄🌈 Ishte një përvojë që më tregoi dhe më lejoi të shoh dhe të ndiej qenien time autentike të vërtetë. Më ka ndryshuar kaq shumë brenda meje dhe mënyrën se si e shoh/ bashkëveproj me botën tani! 🙏 Ndjeva, pashë dhe përjetova magjinë e vetvetes, energji dhe vibracione që na rrethojnë ne... ata nuk na limitojnë ne. Pranimi, besimi dhe dashuria e pakushtëzuar është gjithandej, por së pari gjithçka fillon brenda vetes sonë. Mirënjohje dhe dashuri të pastër për të gjithë ne në këtë transformim, të bëjmë magjinë tonë dhe ta përjetojmë atë. Ishte një bekim dhe zemra ime po bërtet nga lumturia! 🙏💜✨ Ne duhet të ndajmë dhe zgjerojmë, kështu që gjithnjë e më shumë njerëz mund të përjetojnë dhe takojnë veten e tyre të vërtetë, të kthehen në shtëpi 🙏💜✨💞🦄🦋 Shkëlqe & ndje, ndaj dhe kujdesu, bëhu mirënjohës dhe dashuro.
Alena.E - Latvia
Jini të lirë
Jini të lirë të prekni mrekullinë...
Jini të lirë të prekni dimensione të tjera të ekzistencës suaj që nuk i dini...
Është pikërisht si "Çdo frymëmarrje që ju merrni iu ngre në ajër". Ju mund të ndjeni çdo dridhje qelizore dhe trupi nuk është më në gravitet. Qielli është kufiri dhe pavetëdija juaj...
Ju jeni të mbingarkuar me lumturi hyjnore pa një arsye tokësore...
Anisa.K - Shqipëri
Eldorado dhe Vanesa kanë treguar aftësi të mëdha në ndjeshmëri, dhembshuri, fleksibilitet dhe natyrisht në shërimin nëpërmjet tingujve.
Por, para së gjithash ata janë dy qënie njerëzore të bukur dhe me pasion. Profesionalizmi dhe kujdesi që tregojnë në atë që luajnë, përshkon të gjithë dhomën dhe sigurisht të gjithë ata që janë në të.
Ndarja e eksperiencës me ta është absolutisht një përvojë unike dhe nuk ka fjalë se si unë mund ta shpjegoj fuqinë e shërimit të tingujve. Është një nga ato gjërat që ju e kuptoni vetëm duke e përjetuar atë.
Filippo.P - Itali
E kujt ia merrte mendja që "Tingulli" do më ndihmonte t'i futesha rrugës për të gjetur vetveten. Marrdhënie të çuditshme kam patur me tingujt në fakt. Veshi im paska qenë përzgjedhës mes tingujve, jo çdo tingull më ka bërë të kthej kokën, tani e kuptoj pse. Por, mund të them që gjeta vendin ku të gjithë tingujt e bukur mblidhen bashkë e duke u përzier me njëri-tjetrin tregojnë se sa i bukur dhe mistik është Universi dhe vetvetja ime. Mësova të largoj nga vetja gjëra që më dëmtojnë. Paqen e Mendjes dhe Shpirtit e ushtrova me Eldon! Ai është mësuesi im, besoj dhe për shumë gjatë!
Jam falenderuese!
Ediola.M - Shqipëri
Një mënyrë për të pasur akses në një univers paralel ku TI mundesh thjesht të jesh dhe vëzhgosh çfarë ndodh brenda teje, teksa je duke nisur një udhëtim që kurrë s'do ta kisha pritur!
Para se gjithash, me të hyrë në atë vend është sikur të hapesh derën e një bote tjetër, një bote ku gjithë shqisat e tua janë zgjuar nga çdo gjë përreth teje.
U ndjeva në shtëpi e pranuar dhe e mirëpritur ashtu siç unë jam, me gjithë hapësirën që më nevojitej për të qenë vetja. Pas një bisede të shkurtër dhe një çaji të mirë, u ftova për të shkuar tek dhoma të cilën e adhurova për vibrimet dhe energjinë magjike. Isha kaq e lumtur që s'duhet të thoja asgjë dhe thjesht të shtrihesha për të nisur këtë udhëtim emocionues dhe ende të panjohur. E çuar në një botë tjetër, ishte befasuese që qysh nga momenti i parë e deri në momentin e fundit mund ta lija veten të lirë teksa ndjeja që isha e rrethuar nga dy shpirtra të bukur e të dashur që po jepnin gjithë zemrën dhe energjinë e tyre në këtë mënyrë unike, për të më drejtuar mua në këtë udhëtim personal. Për herë të parë nuk mendova apo mbimendova, thjesht isha e pranishme në moment.
Ja rekomandoj këtë eksperiencë çdokujt sepse do iu sjelli më pranë vetes.
Eldo dhe Vanesa ju jeni të mahnitshëm, faleminderit për përkujdesjen dhe që e ndani këtë me të tjerët. Faleminderit që e bëtë të mundur.
Vazhdoni të zgjoni botën me këtë përqasje të veçantë duke luajtur tingujt përreth nesh të lëvizin gjëra brenda nesh!
Laurence.W - Belgjikë
Hej njerëz, Përshendetje,
Data 23.06.2021...
Kjo datë do ngelet përgjithmonë në memorien time, si më e larta e energjisë së Universit 🙏🙏🙏.
Kur një mikesha ime më foli për disa "nota muzikore", mendova: Çfarë Janë?! Çfarë mund të ndryshojnë?!
Mendova: Ok, janë disa tinguj të thjeshtë që i gjejmë edhe në YouTube dhe është Ok, por diçka më e thellë më bëri që të isha kureshtare. Vendosa ta provoja, fundja çfarë do të humbisja 🤷♀️.
Kur shkova atje takova një djalë fantastik, një shpirt të lirë, pikërisht Botën që unë kisha nevojë të kuptoja. Eldorado një dëgjues fantastik, një shembull perfekt i Shpirtit Suprem. Në momentin e seancës kam përjetuar momentin më të bukur të jetës time. Bota ku doja të isha, ishte diçka komplet ndryshe nga Bota Jonë. O Zot, kam bërë shkëputje 360° nga realiteti, isha deri në Hënë, qëndrova, u ktheva. Ej njerëz, aty takova Veten time pa emër, pa trup, pa frikëra, pa identitet 🙏🙏🙏.
Çudi e madhe sepse jemi mësuar që çdo gjëje t'i vendosim emër, ama aty nuk isha asgjë tjetër përveçse DRITË. Faleminderit përzemërsisht Orjona, që ishe arsyeja e këtij përjetimi fantastik. Faleminderit Eldorado, je i mrekullueshëm. Faleminderit që më bëre të takoj Veten time. Për Shpirtra si Ti ka nevojë kjo botë.
Theksoj, unë kam 3 vite që punoj me Veten çdo ditë, por kjo pjesa e tingujve ishte MADHËSHTORE. Do doja që të gjithë ta provonin, sepse është Mrekulli. Aty do besoni që Ne nuk jemi thjesht Njerëz!!!
Sara.M - Shqipëri
Niveli i paarritshëm i Eldorados më udhëzoi në daljen nga shtegu të cilin gjithmonë përpiqesha ta kuptoja, por gjithnjë humbisja duke u përpjekur. Pasi të takoni Eldoradon, ju zbarkoni në vendin e duhur të udhëtimit tuaj. Zhbllokoje veten nga sistemi, atëherë shpirti yt nuk do të njohë më kufij...
Rainvold.D - Shqipëri
Unë jam i magjepsur së pari nga mikpritja e Eldorados dhe Vanesës. Ata janë njerëz që mund t'i dallosh që nga larg që vibrojnë energji të pastër pozitive dhe këtë e reflektuan edhe tek mua, qysh në takimin e parë. Përsa i përket meditimit, ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua, pasi ishte hera e parë që e bëja i shtrirë dhe së bashku me aromat dhe tingujt krijuan tek mua një përmbushje dhe hyrje në një dimension të plotë të jo mendjes. E përgëzojë grupin e udhëtarëve për këtë punë dhe besoj se do të arrijnë të përmbushin me sukses gjithçka që ata duan. Kënaqësi
Kastriot.D - Kosovë
Me kalimin e kohës, unë i kam provuar fjalët tuaja, të cilat nuk kishin kuptim në atë kohë kur jemi takuar. Faleminderit Eldorado për dhuratën, durimin dhe tolerancën tuaj! Ju më ndihmuat të bëhem më e fortë dhe jam shumë mirënjohëse për ju! Dashuri dhe Dritë! 🤗❤🤗
Sorina.L- Rumani
Deri ditën kur shkova tek "Befreefromit", kurrë nuk kisha arritur të meditoja plotësisht. Një valë energjie dhe mendimesh më përplaseshin në mendje, sa herë që përpiqesha të relaksohesha dhe të kontrolloja mendimet e mia. Unë kurrë nuk e kisha ndjerë vërtet përvojën e "Të jem vetëm me veten time". Nën drejtimin e tingujve të luajtur nga Eldorado arrita ta bëj dhe përvoja ka qenë e përtejme dhe plotësisht e madhe!
Melisa.P - Shqipëri
Pas seancës së dytë të meditimit ndjej shumë ndryshime tek vetja. Me ndihmën e Eldos arrita të rifitoja qetësinë e mendjes, të largoja çdo mendim negativ, të reflektoja. Ishte një përvojë e paharrueshme. Kjo është një seancë që nuk e harron kurrë në jetë. E rekomandoj shumë këtë përvojë. Një përvojë “jashtë trupit”.
Thoma.Zh - Shqipëri
Në fillim të Rizgjimit tim, fjala që dëgjoja dhe lexoja më shumë, ishte Meditimi. Por sado që shikoja të tjerët si meditonin, unë nuk arrija të bëja një meditim si të tjerët. Thjesht më dukej e pamundur se do meditoja një ditë. Deri kur erdhi dita që mu prezantua Meditimi me Tinguj Tibetianë. Ishte dicka e re, e padëgjuar, por më terhoqi direkt sepse kishte brenda fjalën ‘muzikë’. Meditimi me tingujt e magjishëm tibetianë dhe mënyra si Eldo e praktikonte ishte meditimi për të cilin kisha pasur gjithmonë nevojë. Melodia dhe zhurmat e bukura të tingujve te ndryshme, të bënin të transportoheshe në një Botë tjetër, ishte sikur përjetoje një udhëtim astral duke qenë i zgjuar. Muzika e prodhuar nga mjetet e veçanta ishte si një përkëdhelje për mendjen dhe shpirtin. Një ndjesi e paprovuar te cilën duhet ta provojë çdokush, pavarësisht në çfare niveli rizgjimi shpirtëror ndodhet. Sepse ky meditim të transporton në një nivel komplet tjetër në mënyrën si ndihesh dhe është i përshtatshëm për çdo person. Meditimi tibetian është një Udhëtim i Vërtetë Shpirtëror i cili të përshkon gjithë trupin si dhe relakson mendjen dhe shpirtin.
Dorian.C - Shqipëri
Një udhëtim brenda vetes është një kurë që vetëm pak njerëzve u është dhënë mundësia ta provojnë. Pra, duke u përfshirë në këtë gjë, ju duhet të jeni mirënjohës për përvojën e shenjtë të shfaqjes së vendeve të mendjes tuaj që tani mbeten të huaja. Do ta përshkruaja si një formë të rilindjes. Një zhytje në thelbin e zërave që gjithmonë dëgjon, por që nuk i dëgjon kurrë. Unë do t'u sugjeroja të gjithë udhëtarëve të vëzhgojnë ngjarjet që i çojnë në terapi, si dhe ngjarjet direkt pas saj. Kur u largova nga kjo zhytje e thellë e vetvetes, u përballa me një të vërtetë që tashmë e dija. Universi flet gjatë gjithë kohës dhe nuk ka diçka të tillë si rastësia. Më e rëndësishmja, së shpejti çdo gjë do të jetë shumë bukur, qëndro i fortë. Jam e lumtur që tani mund të dëgjoj dhe të shoh më qartë. Unë ndiej lidhjen dhe shpirti dhe trupi im tani rrjedhin më mirë me energjinë që të gjithë ndajmë. Jam thellësisht mirënjohëse për mundësinë për të hapur sytë e mi, për të parë brenda vetes.
Estela.K - Shqipëri
Nëse po e lexoni këtë, atëherë ju tashmë keni filluar një udhëtim shpirtëror. Si e tillë terapia zanore. Luajtur me mjeshtëri nga Eldorado, është një nga mjetet për të kapërcyer udhëtimin tuaj. Nëse i bashkoheni kësaj përvoje me zemër dhe mendje të hapur, gjërat që ju po kërkoni do të fillojnë të shndërrohen në realitet. Për mua përvoja ishte intensive, jo aq e ndryshme nga një udhëtim haluçinogjen, ku mund të shihja edhe me sy mbyllur dhe të hyja më thellë në atë që unë jam në të vërtetë. Për më pak se një javë nga terapia ime e fundit, unë ndiej, reagoj dhe përpunoj aktivitetet e mia të përditshme më me qetësi dhe duke qenë më prezente, sesa një javë më parë. Faleminderit Eldo!
Dina.S - Kosovë
I dashur Eldo, Mekanizmi / gjuha / rruga që përdorni (tinguj); tempulli që ke ngritur kaq i dashur dhe kaq i pastër ishte një ngritje e shkëlqyeshme për mua natën e kaluar për të arritur, jo vetëm që goditja në atë zonë të lartë të një mbretërie, por edhe mund ta përjetoja plotësisht! Nuk mund ta përshkruaj sa e thellë dhe e ndjerë ishte ajo përvojë për mua. Intense, e ndritshme, e dhembshur, e bukur.
Siç e thatë, Ishte me të vërtetë diçka që pritej të ndodhte për mua në kohën dhe energjinë e duhur hyjnore... e cila ishte shërimi dhe lidhja juaj e plotë në fushën time biologjike; duke sjellë energjinë time në një rreshtim harmonik përmes tingullit të shenjtë🔮. Përmes punës suaj hyjnore / ndihmës, përveç lartësive që arrita, unë jam mirënjohës që isha në gjendje të shkëpusja / shëroja një cikël karmik që po merrte energjinë time dhe po rëndonte në zemrën time për mjaft kohë. Kjo më solli një gëzim kaq të madh sa dhe ju e dëshmuat🌠🌠🌠🌠 Përvoja e djeshme ishte me të vërtetë "*jashtë kësaj bote*" Unë jam mirënjohëse me gjithë zemër dhe shpirt për atë që bëtë për mua dhe dua të shpreh mirënjohjen time ndaj asaj që jeni, asaj që po bëni jo vetëm për mua, POR PËR TË GJITHË NE... si një kolektiv... 🙏 Kontributi që po jepni për të ndihmuar shpirtrat e tjerë të shërojnë / lartësojnë / përafrojnë qenien e tyre dhe të ngjiten në thelbin e tyre të vërtetë është me të vërtetë një mision i shenjtë. 🙏🙏🙏🙏 * FALEMINDERIT * 🙏
Stela.H - Shqipëri
E takova Eldoradon në anijen MSC Seaside. Ai ishte trajnues fotografie në kompaninë tonë, por para se ta njihja kisha dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Ky djalë do iu ndryshojë botën. Ky djalë më ndihmon mua ta shoh botën të pacënuar dhe kjo është e pashpjegueshme. Nuk po kaloja një periudhë të mirë në jetë dhe po kërkoja përgjigje. Ai u shfaq aty krejt papritur për të më ndihmuar të kuptoja çfarë po ndodhte në jetën time. Nuk do ta harroj kurrë. Ai nuk është thjesht eprori im apo miku im. Për mua është më shumë se kaq. Mund ta konsideroj si vëlla nga një nënë tjetër. Ai më ndihmon dhe kam dëshirë të vazhdoj rrugën e tij për të ndihmuar njerëzimin që të rezistojnë në jetë. Ajo që zbuloj kur jam me të është që jeta nuk është jetë. Jetë do të thotë të gjesh gjërat e zbuluara në botë! Gëzuar, vëllai im! Do ta vlerësoj gjithmonë atë që kemi kaluar bashkë. Eldo është ai. Do të më pëlqentë të ndiqja hapat e tij si trajnues dhe dimensionues.
Joseph.I - Filipine
Është koha të duam. Lubonja Eldorado me ka ndihmuar në një kohë të vështirë, që atëhere unë kam ndryshuar shumë. Unë vazhdoj të rritem cdo ditë nga pak. Padyshim Eldo me ka ndihmuar në hapat e pare për tu lidhur me dashurinë e vërtetë, dashuria hyjnore e universit. Faleminderit Eldo 🙏
Ramoni.P - Brazil
Është e jashtëzakonshme bota ku jetojmë, është e magjishme. Ne kurr nuk do mund ta kuptojmë forcën që njerëzit mbartin deri në momentin që i hasim në rrugën tonë dhe ata janë një dorë shumë e fortë që na tërheqin nga aty ku kemi ngecur dhe na ndihmojnë të gjejmë rrugën tonë të jetës. A ka më bukur se të njohim veten tonë? Eldo është mësuesi im shpirtëror. Është bekim në jetën time. Duket sikur çdo gjë që ai prek i jep jetë. Terapia me instrumentat ishte një nga eksperiencat më të mira jetësore në 21 vite jetë. Aty gjen qetësinë/paqen e brendshme.
Gjen veten! Eldo, Faleminderit Dritë! 🙏
Florinda.S - Shqipëri
Imagjinoni këtë: një zog në fluturim. Zogu jeton momentin, tërësisht i përqëndruar në fluturimin e tij, mbase duke përdorur sytë e mprehtë për të kërkuar ushqim. Ai nuk ia fillon të mendojë ``Përse duhet të bëjë kaq ftohtë këtu? Çfarë mendojnë zogjtë e tjerë për mua? Çfarë do të bëj kur të takoj zogjtë e tjerë më vonë? A do të jem i suksesshëm në ndërtimin e çerdhes? Përse nuk kam gjoks më të madh? Përse nuk mund të zgjohem më herët si zogjtë e tjerë? E kështu me rradhë... Sigurisht, si qënie njerëzore ne jemi më të zgjuar se zogjtë dhe mund të zgjidhim probleme, të krijojmë poezi dhe të ndërtojmë qiellgërvishtëse. Pra kemi shumë më shumë aftësi dhe na ndodhin shumë më shumë gjëra se një zogu të thjeshtë që rri pezull në erë. Megjithatë, kjo zgjuarsi më e madhe na shkakton të gjitha problemet që kemi... i mendojmë shumë gjërat, ndjejmë ankth, zhgënjim, depresion dhe zemërim për gjërat që mund të ndodhin apo që na kanë ndodhur por që ne nuk reshtim dot së menduari për to. Kjo është vetëm një pjesë e vogël... Sidoqoftë, ju mund të filloni të kuptoni se si t`i lësh gjërat të shkojnë shndërrohet në një aftësi të jashtëzakonshme që mund t`ju bëjë të përballeni më mirë me çfarëdolloj frike dhe të gjeni veten tuaj të vërtetë. Dhe e dini çfarë? Nuk jeni vetëm në këtë proces... ky është qëllimi kur arrini të ndryshoni drejtimin e jetës suaj dhe të filloni një udhëtim drejt zbulimit të vetes, përsiatjes, lumturisë dhe paqes. Dashuria e Eldorados për njerëzit, jetën dhe vlerat e rëndësishme kanë bërë që ai ta ktheje në mision ndihmën ndaj njerëzve. Prania e tij si mik dhe vëlla nuk mund të përshkruhet me fjalë... Eldorado është i veçantë, është lloji i njeriut që është fat ta kesh në jetë...
Oana.A - Rumani
Unë besoj se ky është shansi që ne kemi pritur për veten tonë . Uniteti, paqja dhe disa vibrime pozitive. Unë do të doja t'i sugjeroja çdokujt që të rezervonte udhëtimin e tij me "Be Free From It" dhe që një herë të vetme të dëgjojnë shpirtrat e tyre dhe të përballen me Universin si kurrë më parë. Mirënjohëse!
Enxhi.K - Shqipëri
Një eksperiencë e fuqishme dhe unike! Gjatë seancës isha në një gjendje relaksimi të thellë dhe ndjeva një kuptim të mirëqenies shpirtërore. Ju i lini të gjitha mendimet negative dhe ndiheni të rikarikuar me energji pozitive. Muzika në vetvete është magjike, të qetëson dhe të rehaton. Ndihem shumë mirënjohës për mundësinë që kisha për të zbuluar këtë formë të jashtëzakonshme të shërimit. Faleminderit Eldorado për mirëseardhjen dhe krijimin e një ambienti të ngrohtë dhe të lezetshëm.
Edlira.M - Shqipëri
Megjithëse nuk dija shumë për terapinë e tingujve ose për faktin që mendoja se nuk kisha nevojë për ndonjë terapi, e shijova shumë paqen e tingujve lëvizës brenda meje. Ishte kaq unike të ndjehesh pa peshë dhe të ndjehesh sikur mund të ecësh mbi ujë dhe të vallëzosh nën tingujt e hapave të tu, duke ndjerë çdo qelizë të trupit tuaj në harmoni me valët e tingujve, që ndiheshin sikur ishin brenda kokës tënde.
Dafina.M - Shqipëri
Kam besuar gjithmonë që një tingull i këndshëm është në gjendje të qetësojë mendjen dhe trupin por kjo përvoje ishte pa asnjë dyshim e jashtëzakonshme. U zhyta thellë në shpirtin tim, më shumë se kurrë më parë. Në fillim të seancës ndjeva trishtim dhe mendime negative që nuk e kisha kuptuar që i kisha , por më vonë isha në gjendje të gjeja forcën dhe t`i përballoja duke çliruar mendjen. Mendoj që arritja më e madhe e kësaj seance meditimi ishte që në një pikë të caktuar arrita ta çliroja veten nga çdo emocion dhe mendim. Ndjeja çdo qelizë të trupit që ndiqte tingujt që Eldorado më dhuronte dhe në fund përjetova një gjendje të pashpjegueshme paqeje.
Bora. T - Shqipëri
Nikola Tesla, një nga njerëzit që admiroj më shumë, ka thënë ``Nëse doni të zbuloni të fshehtat e universit, mendoni në terma të energjisë, frekuencës dhe dridhjeve``. - Uau, sa bukur mjeshtër por çfarë do të thotë kjo për mua? Unë thjesht dua të kuptoj universin tim. Çfarë mund të bëj?- Shkova aq afër sa gati preka sferën metalike që mban hirin e Teslas duke pëshpëritur ``më trego dritën, mjeshtër!``, por edhe pas kësaj u ndjeva i turbulluar. Shumë paqartësi përreth... (ecim para në kohë) Ndodhem në një dhomë të errët, i zhytur në erën e temjanit që digjet dhe e gjithë qenia ime dridhet nën tinguj të mrekullueshëm. Kjo ishte dita kur unë kuptova çfarë kishte thënë Tesla. Tani, çfarë e lidh Teslën me Eldoradon? Nuk e kam zbuluar akoma...
Ermal.C - Shqipëri
Kjo është padyshim një përvojë e papërsëritshme. Unë zakonisht nuk shkruaj komente por u ndjeva shumë e detyruar ta shkruaja këtë, në mënyrë që të tjerët të kenë mundësinë të mësojnë prej këtij njeriu jashtëzakonisht të talentuar dhe të ditur. Si një njeriu që nuk i kishte pëlqyer kurrë meditimi, në fillim isha mjaft mosbesuese por u largova nga seanca me një respekt të fituar për energjitë dhe tingujt, më e çlodhur dhe më e gjallë se kurrë. Kjo ishte përvoja ime e parë e meditimit por me ndihmën e Eldos gjithçka ishte aq familjare, si ta kisha bërë prej vitesh. Çdo gjë rrodhi shumë natyrshëm. Eldo është mendjehapur, i sjellshëm dhe i gjindshëm si dhe i dhembshur, pranues dhe jo paragjykues. Nëse po kërkoni një përvojë të shkëlqyer dhe doni të arratiseni nga mediokriteti i jetës së përditshme, qoftë edhe për pak, ju sugjeroj që të niseni pa ngurruar dhe ta provoni.
Ina.C - Shqipëri
Të përhumbesh në natyrë dhe të përhumbesh në tingujt e tij nuk ka asnjë ndryshim. Në të dyja mënyrat është të jesh TI. Të gjesh veten e cila të falte dashuri dhe përkujdesej në heshtje e gjatë gjithë kohës për ty; përgjatë gjithë viteve të jetës tënde por pa e vënë re ti.
Duke u bërë pjesë e atyre tingujve, ti prek tokën dhe qiellin por ti qëndron në qendër. Ti qëndron tek vetja. Duke u tërhequr paksa nga e panjohura por që ndjehet përsëri e njohur dhe familjare.
Ti gjen burimin e dashurisë pa kushte brenda vetes dhe kupton që ishe ti. Duke përqafuar veten e duke fluturuar me të përmes tingujve, ti kupton që universi nuk është vetëm një. Ose të paktën jo ai që ti njihje.
Jam shumë e sigurtë që eksperienca ime është vetëm një fraksion shumë i vogël i eksperiencës në tërësi.
Kështu që unë të sfidoj ty që po lexon këtë të çohesh dhe të vallëzosh me veten duke i lejuar tingujt e terapisë të të udhëheqin ty drejt të panjohurës brenda teje. Mezi po pres të të takoj ty atje. ^_^
Arjola.B - Shqipëri
Ajo që përjetova ishte fantastike... Dhoma e meditimit ishte thjesht e përsosur... Tingujt super. Do të vazhdoj të vij
Enea.T - Shqipëri
Një përvojë e paharrueshme... Mezi pres të rradhës!
Anisa.K - Shqipëri
lshte magji! Po jetoja në një botë tjeter. Terapia e tingujve mundi cdo mendim dhe cdo interference negative në qënien time. lsha vetëm unë dhe natyra..unë dhe unë... lshte psikologji dhe terapi e shpirtit dhe mëndjes... Ato momente ishin përtej
imagjinatës... Ishin momente nga Të cilat sdoja të ikja... Ishte parajsa vet. Kisha shumë nevojë të përjetoja atë magji dhe të kuptoja diferencën
midis botës që duam Të jetojmë dhe asaj që jetojmë në fakt. Frekuencat e shpirtit ishin shumë lartë dhe u ndjeva sikur isha më pranë zotit.
Realisht ne njerezit kemi fuqi shumë Të Madhe shpirtërore, thjesht kemi nevoje Të zgjohemi!
Faleminderit që më zgjove Eldorado! Të lutem më mbaj zgjuar gjithmonë! Bekuar qofsh!
Jeta.S - Shqipëri
Kisha kohë që po e përgatisja veten nga pak dhe gradualisht për këtë terapi. Ajo që po mundohem të them është se duhet ta kuptosh realisht universin ( që për mua është Zoti) në mënyrë që të ndihmosh veten. Disa javë më parë po kërkoja pikërisht një përvojë të tillë dhe as që e dija që miku im i vjetër Eldo ishte treguar aq i gatshwm, sa të na ndihmonte edhe ne të ndjenim energjitë pozitive që na rrethojnë. Ai punon me dashuri duke ftuar çdo qelizë të trupit tuaj të ndjekë këta tinguj të universit. Unë mund të qëndroja pezull dhe të humbisja në skutat më të thella të mendjes sime. Mund të ndjeja gjithçka dhe asgjë. Ndonjëherë, kur nuk arrija të përqendrohesha, i ndjeja dhimbjet e zakonshme në ekstrem. Kur ia dilja të përhumbesha, gjendesha në mosqenien time. Kur u zgjova, ndjeva që gjithçka shkonte mirë. Sepse në të vërtetë gjithçka shkonte mirë, shumë mirë. Kjo ndodhi si pasojë e paqes dhe qetësisë që po përjetoja. Imagjinoni të jetoni kështu gjithmonë. Besoj se mund ta bëjmë këtë.
Brisi.B - Shqipëri
Udhëtim i këndshëm në terapinë e tingujve. Kur e nisa, kisha dhimbje të fortë koke por pastaj rashë në një gjendje medituese, u ndjeva e çlodhur dhe nuk kisha dhimbje. Duket sikur tingujt i bëjnë masazh trurit dhe në fund të seancës ndihesh thellësisht i purifikuar dhe i gjallëruar. Eldo është shumë bujar në ndarjen e njohurive dhe historive të tij dhe të bën të ndihesh rehat. Mbi të gjitha, ai është realisht i pasionuar pas punës me terapinë e tingujve dhe ndihmës për njerëzit. Do ua rekomandoja të gjithëvë që janë të interesuar në terapinë e tingujve, t`i bëjnë një vizitë.
Shirli.G - Shqipëri
Kush jam unë? Çfarë jam unë? A kam unë një mision? Apo jam thjesht një qenie që ha, pi dhe kënaqet? Këto pyetje më kanë përndjekur gjithmonë. Edhe në çastet më të lumtura të jetës, diçka mungonte. Kush jam unë të gëzoj dhe të jem e lumtur? A jam unë opinioni që të tjerët kanë për mua? Unë nuk ndihesha në atë mënyrë, diçka më thoshte të kundërtën dhe unë nuk arrija të kuptoja se çfarë. Eldorado më ftoi rastësisht, të paktën kështu mendova, në një taktikë meditimi të famshme botërisht, terapinë e tingujve... dhe ... atje, gjithçka që mendoja se dija, mori fund. Gjithçka që mendoja për ``veten`` dukej sikur shpërbëhej sëbashku më unin. Çdo koncept që kisha për jetën, për marrëdhëniet njerëzore, përvojat, famën, luksin, lakminë, pushtetin, paranë, karrierën dhe mbi të gjitha mendimi që kisha për mendimet u shkërmoq. Pfff, flluska në ajër. Si të kuptosh që e gjithë mendja është thjesht një iluzion, një përrallë e bukur që tregon një ekzistencë që në të vërtetë nuk është dhe që nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë më atë që unë jam realisht. Duket sikur përmes atyre tingujve ti ke zbuluar pasurinë më të madhe. Është si të jesh puthur në shpirt dhe të zgjohesh nga ``gjumi i Borëbardhës`` për të njohur dhe jetuar dashurinë e vërtete njerëzore. Ai e kupton që ti je një forcë e jashtëzakonshme, një burim i pashtershëm dashurie dhe që e vetmja gjë që ti do të bësh është ta lësh veten në një kërcim të përditshëm dashurie me ekzistencën. Ai kupton nevojën e domosdosshme të tjetrit. Kupton prirjen thelbësore. Ai e kupton që Unë jam Ti, ne jemi të gjithë dhe të gjithë janë ne. Është si të ndezësh dritat e një dhome plot me mobilje ku nuk mund ta orientosh veten. Asnjë hamendje se kur shfaqet kjo dritë. Tani e di dhe e kupton qartë që ajo që ti je nuk është asgjë veçse universi që manifeston vetveten në secilin prej nesh. Dhe ti e përjeton këtë në mendime, emocione dhe në çdo zgjedhje që bën. Cilido qofsh që po lexon këto rrjeshta, konsideroje veten me fat që ke njohur apo ke menduar të njohësh Eldoradon dhe terapinë e tingujve. Mos hiq dorë nga Vetja, është udhëtimi dhe zbulimi më i bukur. Edhe kur mendja të sulmon negativisht, vazhdo kërko dhe kupto kush je. Asgjë që na është mësuar deri tani nuk është e vërtetë. Mendja është Asgjë! E vetmja gjë e vërtetë je Ti! E vërteta je Ti! Bekuar qoftë dita kur njoha Eldoradon!
Orjona.H - Shqipëri
Një ndër përvojat e pakta që më largoi angështinë dhe më bëri të përqafoj emocionet e mia të brendshme më të thella. Më mësoi të jetoja në të TANISHMEN, jo në dëshpërimin për të kaluarën dhe as në ankthin për të ardhmen. Pjesa më argëtuese ishte elementi muzikor; përveç tingëllimit të lartë harmonik, unë mund të ndjeja ndërtimin e çdo vale instrumentale. Ndjenjat e çlodhjes fizike dhe soditjes mendore ndërthureshin shumë bukur sikur universi t`i kishte krijuar në atë mënyrë. Me pak fjalë, transendentale!
Beder.B - Shqipëri
Një ditë, “Dikush” më tha që lumturia ekziston dhe është aty me ne gjithë kohës. Me mendje nuk e besoja dot këtë “Dikush” por shpirti im e ndiqte nga pas, nuk donte ta humbiste. Ajo që kuptova është se nuk mund të humbasësh diçka aq të pastër dhe të mrekullueshme që është brenda teje. Ne vetëm duhet ta besojmë, ta ndjejmë, të punojmë e të presim kohën e duhur. Sot, 11.08.2020, kuptova që ky “Dikushi” ishte “Zoti”, "Universi”, "Natyra", "Unë”. Sot njoha veten, kuptova kush jam. E mirënjohëse në këtë jetë dhe për gjithë rrugëtimin e jetës sime, të jam ty Eldorado, që nuk ma lëshove kurrë dorën dhe më tregove sa vlen kjo jetë dhe pse jam këtu. Sot ndihem njeriu më i lumtur në botë, sot ndihem e bekuar, sot njoha "Zotin”, "Universin”. Nuk ishte e thjeshtë, por ia ka vlejtur në çdo sekondë. Eksperiencat më të jashtëzakonshme i kam përjetuar me ty Eldorado, Faleminderit, ti je thesar...
Neti.A – Shqipëri
Përvojë e thellë. Ndihem me fat pasi e kam përjetuar këtë udhëtim më shumë se një herë. Kjo mund të jetë një nga rrugët më të veçanta që ka zgjuar intuitën time dhe më ka bërë të zhvilloj vetveten dhe të zbuloj mençurinë e brendshme. Ndjeva lehtësim të tendosjes dhe një çlodhje të thellë. Kisha frymëmarrje aq të plotë dhe rrahje aq të qeta të zemrës. Tingujt më bëjnë të zbuloj një realitet të ri, me vizione të mahnitshme dhe një përvojë medituese me një gong të madh dhe tinguj të ndryshëm që çojnë valë dridhjesh rezonante përmes të gjithë trupit. Ndjeva një harmoni që dukej sikur e kisha patur gjithmonë por që nuk e kisha përdorur kurrë. Masazhi energjik më katapultoi në një gjendje ekuilibri dridhës i cila më prezantoi me aspekte të mendjes time të panjohura më parë dhe më solli një ndjesi të ripërtërirë qëllimi, qetësie dhe lumturie. Pa diskutim në 5 përvojat më të mira të jetës.
Aldo. T - Shqipëri
Një ndër përvojat më të mira që kam përjetuar ndonjëherë në jetë. Një mënyrë kaq e veçantë e eksplorimit dhe e rigjetjes së vetes.
Eni.K - Shqipëri
Ishte hera e parë që provoja një seancë meditimi dhe të jem i sinqertë mund të pranoj që ishte një përvojë e mrekullueshme. Pa dyshim që shijova shumë tingujt e magjishëm dhe mahnitës ndërsa Eldo bënte një përformancë të jashtëzakonshme duke i rënë këmbanave tibetiane. Pres me padurim terapinë e dytë.
Julian.L – Shqipëri
Pas një bisede të ngrohtë me Eldoradon dhe vështrimit të disa fotografive me shprehje frymëzuese, vjen momenti për të shkuar te dhoma e meditimit. Sapo hyn në dhomën e meditimit mbushesh me një ngrohtësi të brendshme që ta fal ambienti i arreduar në mënyrë të përsosur. Me pas fillon seanca e meditimit. Në sfond një muzikë me zhurma natyrale dhe instrumentet e lashta me tingujt që vibronin qelizat më të thella të trurit, bënin të mundur qartësimin e ideve. Dhe më vonë udhëtim në hapësirë, nga i cili nuk dëshiron të kthehesh mbrapsht.
Çdo fjalë do ishte e tepërt pasi nuk i përafrohet aspak magjisë që të fal ai vend bashkë me seancën e meditimit.
Denis.Xh - Shqipëri
Ju ndiqni tingujt dhe ata të çojnë në një gjendje ku trupi çlodhet ngadalë dhe mendimet fillojnë të humbasin rëndësinë e tyre... Kur jeni tërësisht nën praninë e të tashmes, ju shndërroheni në një vëzhgues të një energjie të re që fillon të dridhet dhe të rrjedhë lirshëm në të gjithë trupin tuaj dhe aty kuptoni që gjëja më e nevojshme është që ju t`i dorëzoheni plotësisht kësaj energjie... Pranoje dhe kjo forcë e pastër do të dijë të shërojë çdo qelizë të trupit tuaj.
Klea.K - Shqipëri
Duke mos ditur çfarë të prisja gjatë seancës time të parë vendosa ta provoja me mendje dhe zemër të hapur dhe ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë. Në atë kohë unë po kaloja një fazë në jetën time në të cilën më mungonte qartësia, vizioni dhe vetëbesimi, nuk arrija të kuptoja vendin tim në këtë botë. Isha e pasigurtë se çfarë drejtimi do të merrte jeta ime. Seanca e parë pati një efekt shumë të fuqishëm tek unë. U zhyta thellë brenda vetes dhe në fillim ishte e mundimshme të kaloja përtej mendimeve negative, ndjenjave të ndrydhura, frikërave dhe ankthit. Por gjatë terapisë gjeta forcën të çliroja veten prej tyre dhe u ndjeva e lehtësuar.
Më pas isha në gjendje të përjetoja lumturinë e të qenurit në paqe, harmoni dhe e lidhur me gjithçka. Me vazhdimin e terapisë mund t'i ndjeja ndryshimet pozitive te vetja dhe tek përqasja ime ndaj jetës. Ditë pas dite po ndjehesha ndryshe. Më e lidhur me zërin tim të brendshëm, më pak mendime, më shumë ekuilibër dhe forcë mendore. Dhe nëse ti e has ketë faqe webi dhe je duke lexuar këtë, unë besoj se kjo është një shenjë që po të udhëheq ty drejt rrugëtimit tënd unik.