Udhëtimi i Tingujve
Ilaçi i së kaluarës dhe të ardhshmes. Tingujt që luhen nga instrumente të ndryshëm terapeutik gjatë një seance ndikojnë në frekuencat e valëve të trurit dhe e ndihmojnë atë të arrijë gjendjen Theta brenda disa minutave. Terapia e tingujve bazohet në neurologji dhe në psikologji. Në studimet neurologjike është vërtetuar që dëgjimi i tingujve na bën më produktiv dhe më krijues; mund të çlirojë stresin, të përmirësojë gjendjet tona shpirtërore dhe ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në shëndetin dhe jetën tonë.
PSE
PËR KË
Për ata që janë në kërkim të qetësisë dhe relaksimit. Për ata që kërkojnë të lartësojnë mirëqenien e tyre emocionale, të ngrenë energjine e tyre dhe të përmirësojnë cilësinë e gjumit të tyre. Për ata që synojnë të reduktojnë ankthin dhe tensionin duke rritur fokusin dhe qartësinë mendore. Për ata që janë në rrugën drejt një ndjenje të thellë dhe të qëndrueshme të mirëqenies së tyre.
KUR
Kur ndiheni të bllokuar, atëherë diçka nuk shkon me trupin tuaj pasi qelizat po lëvizin jashtë ekuilibrit. Kur dëshironi të ecni përpara, duke zhvendosur modelet e vjetra që vazhdojnë të përsëriten në jetën tuaj, duke zhvendosur dhimbjen dhe përceptimin tuaj ndaj të ndjerit të humbur apo të shkëputur. Kur doni të çliroheni nga modelet e energjisë apo zakonet që nuk ju shërbejnë më dhe t`i ktheni harmoninë trupit, mendjes dhe zemrës tuaj.
SHKALLA SOLFEZH
396Hz
ÇLIRIMI NGA FRIKA
DHE FAJI
417Hz
LEHTËSIMI I NDRYSHIMEVE DHE ZGJIDHJA E SITUATAVE
639Hz
PËR MARRËDHËNIET DHE RILIDHJEN
741Hz
PËR TË GJETUR ZGJIDHJE DHE PËR TË SHPREHUR VETVETEN
852Hz
RIKTHIMI I NJERIUT NË NJË REND SHPIRTËROR
Gjeni gëzimin dhe rrezatojeni
“Gongu është tingulli që ju projekton jashtë mbretërisë tuaj në pafundësi”
― Yogi Bhajan ―
“Në tingull lindim, në tingull shërohemi”
― Mehtab Benton ―
Nuk ka asnjë sistem organesh në trup që nuk ndikohet nga tingulli, muzika dhe dridhja.
― Mitchell Gaynor ―