SINGING BOWLS

Çdo Singing Bowl prodhon një tingull të thellë që çlodh dhe shëron mendjen. Duke qenë se çdo Singing Bowl prodhon një dridhje të veçantë që ndikon në pjesë të ndryshme të trurit, shpesh herë përdoren njëkohësisht Singing Bowl të madhësive të ndryshme.
16 përfitimet e Singing Bowls janë:
- Zvogëlojnë stresin dhe ankthin në mënyrë të konsiderueshme.
- Ulin zemërimin dhe presionin e gjakut.
- Përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
- Sjellin çlodhje të thellë dhe lehtësim të dhimbjeve.
- Balancojnë çakrat.
- Rrisin qartësinë mendore dhe emocionale.
- Nxisin qetësinë, lumturinë dhe mirëqenien.
- Ndihmojnë sistemin imunitar.
- Sjellin një ndjesi të përgjithshme të energjisë lartësuese, frymëzuese dhe pozitive.
- Përmirësojnë shëndetin mendor.
- Janë të dobishme në terapinë e dhimbjes.
- Stimulojnë sistemin imunitar.
- Nxisin çlirimin e hormoneve të lumturisë – endorfinën, dopaminën dhe seretoninën.
- Qetësojnë dhe përqëndrojnë mendjen për meditim.
- Lehtësojnë hipertensionin.
GONGS

Gongu krijon një peizazh tingujsh dhe dridhjesh të pasura që përfshijnë gjithë hapësirën, duke ju ftuar të lini pas mendimet, të shkëputeni nga ritmi i përditshëm dhe të hyni në një gjendje të thellë qetësie. Vibrimet e tij ndihmojnë në çlirimin e tensionit fizik dhe emocional, qetësimin e mendjes dhe krijimin e një gjendjeje të thellë relaksimi dhe meditimi. Përmes një banjoje zanore, tingulli bëhet një udhërrëfyes drejt vetëdijes, pranisë dhe rilidhjes me veten. Një përvojë ku trupi dhe mendja ftohen të ngadalësojnë ritmin, duke krijuar hapësirë për ripërtëritje, ekuilibër të brendshëm dhe një ndjesi të thellë harmonie.
- Organizohen dhe aktivizohen portat energjike të rrjetit të gjendrrave.
- Riorganizohet energjia emocionale dhe ndjenjat që janë të lidhura me trupin fizik.
- Stimulohet funksionimi në nivel më të lartë i rrjetit të gjendrrave.
- Stimulohet funksionimi në nivel më të lartë i rrjetit të gjendrrave.
- Shërohet sistemi nervor dhe hapen portat ku ruhet trauma.
- Arrihet shërimi për t`u lidhur me mençurinë tonë hyjnore duke u bashkuar me qëllimin tonë të vërtetë.
TUNING FORKS

Tuning Forks janë instrumente akustike që prodhojnë frekuenca të pastra dhe dridhje të kontrolluara, të cilat aplikohen në pika të caktuara të trupit, si pikat refleksive, muskujt, kockat dhe tendinat. Përmes rezonancës dhe vibrimeve, ato krijojnë një përvojë të thellë relaksimi, duke ndihmuar në çlirimin e tensionit fizik, përqendrimin dhe rikthimin e ndjesisë së ekuilibrit të brendshëm. Kombinimi i dy frekuencave në intervalin e kuintës së pastër krijon një harmoni të veçantë tingullore, që fton mendjen drejt qetësisë, vetëdijes dhe një perceptimi më të thellë të vetes.
Përfitimet dhe lehtësimet e Tunning Forks:
- Akordon ciklet natyrore të trupit.
- Bashkon kanalet dhe ndihmon tretjen.
- Shërben si anti-inflamator natyral.
- Rrit densitetin e kockave, muskujve të tendosur, tendinave dhe ligamenteve.
- Balancon sistemin nervor.
- Ndihmon ekuilibrin dhe homeostazën në trup.
- Hap rrugët e energjisë, lehtëson stazën dhe dhimbjen.
- Lehtëson tensionin e muskujve.
- Ruan ekuilibrin e stresit dhe ankthit.
