Udhëtimi i Tingujve
Tingujt e krijuar nga instrumente të ndryshme terapeutike, gjatë një seance, ndikojnë në aktivitetin e valëve të trurit dhe mund të ndihmojnë në arritjen e një gjendjeje të thellë relaksimi, të lidhur me valët Theta. Terapia e tingujve ndërthur parimet e neuroshkencës dhe psikologjisë për të mbështetur mirëqenien tonë fizike dhe emocionale. Studimet mbi ndikimin e muzikës dhe tingujve tregojnë se ato mund të ndihmojnë në uljen e stresit, përmirësimin e humorit, rritjen e përqendrimit dhe nxitjen e kreativitetit, duke sjellë më shumë qetësi, ekuilibër dhe harmoni në jetën tonë.
PSE
PËR KË
Për ata që kërkojnë qetësi dhe çlodhje. Për ata që dëshirojnë të rikthejnë ekuilibrin emocional, të rigjallërojnë energjinë dhe të përmirësojnë cilësinë e gjumit. Për ata që duan të lehtësojnë stresin dhe tensionin, duke kultivuar fokusin dhe qartësinë mendore. Për ata që dëshirojnë të rilidhen me veten dhe të përjetojnë një ndjenjë më të thellë mirëqenieje.
KUR
Kur ndiheni të bllokuar, sikur keni humbur ekuilibrin dhe lidhjen me veten. Kur dëshironi të ecni përpara, të çlironi modelet e përsëritura që ju mbajnë në të kaluarën. Kur dëshironi të transformoni dhimbjen dhe kur të jeni gati të lini pas zakonet dhe energjitë që nuk ju shërbejnë më, për t’i hapur rrugë një realiteti të ri brenda vetes.

SHKALLA SOLFEZH
396Hz
ÇLIRIMI NGA FRIKA
DHE FAJI
417Hz
LEHTËSIMI I NDRYSHIMEVE DHE ZGJIDHJA E SITUATAVE
639Hz
PËR MARRËDHËNIET DHE RILIDHJEN
741Hz
PËR TË GJETUR ZGJIDHJE DHE PËR TË SHPREHUR VETVETEN
852Hz
RIKTHIMI I NJERIUT NË NJË REND SHPIRTËROR

Gjeni gëzimin dhe rrezatojeni

“Gongu është tingulli që ju projekton jashtë mbretërisë tuaj në pafundësi”
― Yogi Bhajan ―

“Në tingull lindim, në tingull shërohemi”
― Mehtab Benton ―

Nuk ka asnjë sistem organesh në trup që nuk ndikohet nga tingulli, muzika dhe dridhja.
― Mitchell Gaynor ―




