
NJË PORTË DREJT NJË REALITETI TJETËR BRENDA VETES.
G jithçka nisi shumë përpara se të merrte një emër. Kam lindur dhe jam rritur mes tingujve. Që në barkun e nënës, muzika ishte pjesë e botës sime. Babai im, kompozitor dhe instrumentist, ndikoi që në fëmijëri në marrëdhënien time me muzikën, e cila u bë pjesë e natyrshme e jetës sime. Tingulli nuk ishte thjesht diçka që dëgjoja por një mënyrë për të shprehur atë që ndieja, për të komunikuar dhe për të eksploruar botën përreth meje. Me kalimin e kohës, kureshtja ime për tingullin më çoi drejt një dimensioni tjetër të tij: vibrimeve dhe ndikimit të tyre në përjetimin fizik, emocional dhe mendor. Kështu u afrova me Terapinë e Tingujve dhe ndoqa një formim të posaçëm në këtë fushë. Megjithatë, marrëdhënia ime me instrumentet ka mbetur thellësisht intuitive: dëgjoj, vëzhgoj dhe ndërthur tingujt pa ndjekur një skemë të paracaktuar, duke i dhënë secilit përjetim rrjedhën e vet.
Më 14 mars 2020, kjo marrëdhënie e gjatë me tingullin mori një formë të re në Shqipëri, me lindjen e Be Free From It dhe zhvillimin e praktikave meditative përmes tingujve. Por Be Free From It nuk është vetëm tingulli apo një praktikë e vetme. Është një hapësirë që buron nga besimi se ndryshimi fillon me njohjen e vetes, me vetëdijen për botën tonë të brendshme dhe me mënyrën se si zgjedhim të jetojmë. Dëshira për të ndarë këtë rrugëtim me të tjerët dhe për t'i parë ata më të lirë e më në harmoni me veten është pjesë e asaj që i jep kuptim Be Free From It. Be Free From It lindi nga tingulli, por thelbi i tij shkon përtej tij: një rrugëtim drejt vetëzbulimit, përtej modeleve dhe kufizimeve që na largojnë nga vetja, drejt mundësive të reja për ta përjetuar jetën. Ju ftoj të vini dhe të shikoni si është të lundrosh në frekuencat e Dashurisë dhe Dritës së Be Free From It dhe të përjetoni harmoninë e përsosur zemër-mendje-trup.
