Përse të zgjedhim
Be Free From It

T empulli Be Free From It është studio-ja e parë më e rëndësishme në Shqipëri mbërritur në 14 Mars të vitit 2020 duke sjellur për herë të parë terapinë meditative të tingujve, e cila si qëllim kryesor ka t'ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin në jetën tuaj dhe të ndryshoni modelet e vjetra. Teknika konsiston në përdorimin e frekuencës jo invazive të tingujve vibrues nga instrumente të ndryshëm për të nxitur në këtë mënyrë harmoninë e mendjes, trupit dhe zemrës. Ambienti paqësor është një tempull për të gjitha moshat. Ju ftoj të vini dhe të shikoni si është të lundrosh në frekuencat e Dashurisë dhe Dritës së Be Free From It dhe të përjetoni harmoninë e përsosur zemër-mendje-trup.

Kam filluar të kërkoj paqen time të brendshme në një moshë shumë të re. Gjithçka që doja ishte të shikoja njerëzit e lumtur gjatë udhëtimit tim të jetës dhe zbulova që ``LUMTURIA`` është gjithmonë një punë e brendshme që çdokush duhet të bëjë. Në këtë mënyrë fillova të punoj me veten dhe me njerëz të tjerë që më rrethonin, në mënyrë që të rrisja dhe zhvilloja vetëdijen kolektive që do të ndihmonte në realizimin e kësaj ëndrre. Stresi nuk shkaktohet kurrë nga ajo që po ndodh rreth jush por nga mënyra si zgjidhni ta përballoni atë. Atëhere si e përballojmë stresin? Unë vërtet besoj që ky udhëtim është zgjidhja që jemi duke kërkuar dhe qëllimi është të udhëheqim njëri-tjetrin që të gjejmë magjinë dhe balancën e brendshme të zemrës, mendjes dhe trupit.
Një përvojë shëruese transformuese që do iu zhvendosë në një gjendje të çlodhur të ekzitencës, do të zgjojë thelbin tuaj dhe do të përtërijë mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.

Pyetje dhe Përgjigje për Terapinë e Tingujve

 
1Kur është e dobishme terapia e tingujve?
A ndiheni të bllokuar? Doni të ecni përpara apo të ndryshoni modelet e vjetra që vazhdojnë të përsëriten në jetën tuaj? Nëse doni të largoni dhimbjen apo nëse doni të ndryshoni perceptimin e të ndjerit i humbur apo i shkëputur.
2Përse është e dobishme terapia e tingujve?
Në theta, frekuencat e valëve të trurit variojnë nga 4 në 7 Hz. Këto frekuenca i japin mundësi trupit tonë të çlodhet tërësisht, duke lejuar qenien tonë fizike, shpirtërore dhe veten emocionale dhe mendore të riparohen.
3Si ndryshon terapia e tingujve nga muzika?
Fizika kuantike na mëson që çdo gjë që dridhet prodhon një frekuencë ose ton. Muzika është organizimi i frekuencave specifike të vendosura në një rend të veçantë për të krijuar ritëm dhe harmoni. Tingulli është dridhje që përfshin dhe shkon përtej asaj që mund të dëgjohet nga veshi. Terapia e tingujve përqendrohet në dridhje dhe jo në melodi.
4Si mund të shërojë tingulli?
Hulumtimet ekzistuese vërtetojnë që terapia e tingujve sinkronizon valët e trurit për të arritur gjendje të thella çlodhjeje duke ndihmuar rikthimin e frekuencave normale dridhëse të qelizave në trupin tonë.
5Cila është lidhja midis terapise së tingujve dhe meditimit?
Meditimi është arti që sjell vetëdijen në jetën tonë të përditshme. Përmes meditimit, ne shndërrohemi në vëzhgues të vetvetes dhe të qendrës sonë, një vend pa gjykime dhe negativitet. Përmes terapisë së tingujve, ne e vendosim trupin tonë në mënyrë artificiale në një gjendje Theta, valët e trurit midis 4 dhe 7 Hz, diçka që normalisht ndodh gjatë gjumit REM ( lëvizja e shpejtë e syve) ose meditimit të thellë të zgjatur, që na lejon të hyjmë në nënvetëdijen dhe mbivetëdijen tonë. Kjo është gjendja në të cilën energjia ndryshon dhe mundësohet depërtimi dhe shërimi.
6Sa seanca duhet të bëj që të shoh rezutate?
Ndryshime energjike mund të ndodhin menjëherë gjatë një seance ose mund të nevojiten disa ditë për t'u zhvilluar. Seanca të shumëfishta dhe të vazhdueshme mund të jenë të dobishme për të krijuar dhe ruajtur ndryshimet rrënjësore energjike.