SINGING BOWLS

Çdo Singing Bowl prodhon një tingull të thellë që çlodh dhe shëron mendjen. Duke qenë se çdo Singing Bowl prodhon një dridhje të veçantë që ndikon në pjesë të ndryshme të trurit, shpesh herë përdoren njëkohësisht Singing Bowl të madhësive të ndryshme. Sigurisht që ato mund të ndikojnë edhe në pjesë të ndryshme të trupit. Singing Bowl ndjellin një gjendje të lehtë ëndërrimtare dhe mund të vendosen në trup për të nxitur shërimin.


16 përfitimet e Singing Bowls janë:
 
  • Zvogëlojnë stresin dhe ankthin në mënyrë të konsiderueshme.
  • Ulin zemërimin dhe presionin e gjakut.
  • Përmirësojnë qarkullimin dhe rrisin rrjedhjen e gjakut.
  • Sjellin çlodhje të thellë dhe lehtësim të dhimbjeve.
  • Balancojnë çakrat.
  • Rrisin qartësinë mendore dhe emocionale.
  • Nxisin qetësinë, lumturinë dhe mirëqenien.
  • Ndihmojnë sistemin imunitar, fibromialgjinë dhe psioriazën në individët që meditojnë.
  • Sjellin një ndjesi të përgjithshme të energjisë lartësuese, frymëzuese dhe pozitive.
  • Përmirësojnë shëndetin mendor.
  • Janë të dobishme në terapinë e dhimbjes.
  • Rrisin nivelet e oksigjenit në sistemin e qarkullimit të gjakut.
  • Stimulojnë sistemin imunitar.
  • Nxisin çlirimin e hormoneve të lumturisë – endorfinën, dopaminën dhe seretoninën.
  • Qetësojnë dhe përqëndrojnë mendjen për meditim.
  • Lehtësojnë hipertensionin.

GONGS

Praktikuesi krijon me gonget tone dhe modele të ndryshme për të prodhuar dridhjen e saktë që nevojitet për të krijuar lidhjen mendje-trup. `` Gongu ka dridhje më të forta dhe tinguj shumë më të pasur. Tingulli mund t`ju fusë shumë shpejt në një gjendje theta shumë çlodhëse dhe medituese. Banjoja zanore është shumë e mirë për të larguar frikërat apo bllokimet emocionale dhe për të përmirësuar qartësinë mendore duke iu lënë të transformuar si në nivelin fizik ashtu dhe në atë mendor. Tingulli i një gongu meditimi ndjell një gjendje spontane meditimi dhe çlodhjeje gjë që lehtëson lëvizjen e chi-së apo prana-s ( forca pozitive e jetës) nëpër trup´´. Vala e tingullit që kalon në trup stimulon qelizat e kuqe të gjakut dhe hap furnizimin me gjak për të gjithë organet dhe nëpër të gjithë trupin. Gongu stimulon gjithashtu sistemin limbik duke i detyruar muskujt tuaj të çlodhen. Tingulli i gongut dëgjohet nga veshët, kalon përmes nervit dëgjimor, pastaj nervit vagus duke stimuluar çdo organ në trup. Të gjitha organet tuaja funksionojnë në mënyrë më të efektshme, veçanërisht mëlçia dhe veshka. Kur zgjoheni, ndiheni të ripërtërirë dhe të gjallëruar.

 
  • Organizohen dhe aktivizohen portat energjike të rrjetit të gjendrrave.
  • Riorganizohet energjia emocionale dhe ndjenjat që janë të lidhura me trupin fizik.
  • Stimulohet funksionimi në nivel më të lartë i rrjetit të gjendrrave.
  • Stimulohet funksionimi në nivel më të lartë i rrjetit të gjendrrave.
  • Shërohet sistemi nervor dhe hapen portat ku ruhet trauma.
  • Arrihet shërimi për t`u lidhur me mençurinë tonë hyjnore duke u bashkuar me qëllimin tonë të vërtetë.

TUNING FORKS

Tuning Forks përdoren pasi krijojnë dridhje më të forta duke përmirësuar në këtë mënyrë efikasitetin e tyre në trupin fizik pasi trupat tanë janë të përbërë nga uji dhe uji përçon tingujt. Tingulli kumbon katër herë më shpejt në ujë. Këta tinguj dridhës përshkojnë trupin për të ndihmuar në largimin e bllokimeve energjike dhe për të rritur rrjedhën e Qi-së. Tuning Fork është një metodë e mrekullueshme dhe efektive për aplikimin e tingujve në trup ku përfshihen pikat e akupunkturës, pikat refleksive dhe shkrehëse, kockat, muskujt dhe tendinat, për të ndihmuar në tonifikim e Qi-së apo në shpërndarjen e Qi-së për të lehtësuar dhimbjen dhe për harmonizuar trupin në një nivel qelizor. Tuning Fork mund të ndihmojë sistemin imunitar dhe të stimulojnë trupin që të vetëshërohet. Kombinimi i Tuning Fork njihet si kuinta e pastër, së bashku ata krijojnë një efekt harmonik dhe të mrekullueshëm duke balancuar dy hemisferat e trurit. Në këtë mënyrë arrihet që të zhvillohet më shumë vetëdija, krijimtaria dhe perceptimi.


Përfitimet dhe lehtësimet e Tunning Forks:
 
  • Akordon ciklet natyrore të trupit.
  • Bashkon kanalet dhe ndihmon tretjen.
  • Shërben si anti-inflamator natyral.
  • Rrit densitetin e kockave, muskujve të tendosur, tendinave dhe ligamenteve.
  • Balancon sistemin nervor.
  • Ndihmon ekuilibrin dhe homeostazën në trup.
  • Hap rrugët e energjisë, lehtëson stazën dhe dhimbjen.
  • Lehtëson tensionin e muskujve.
  • Ruan ekuilibrin e stresit dhe ankthit.