N ë rast se nuk e keni vënë re, në mendjen tuaj zhvillohet një bashkëbisedim që nuk ndalon kurrë. Ai vazhdon gjatë gjithë kohës. A e keni menduar ndonjëherë përse flet aty? Si vendos se çfarë do thuhet dhe kur të thuhet? Sa gjëra nga ato që thotë bëhen realitet? Sa nga ato që thotë janë të rëndësishme? Dhe nëse në këtë çast po dëgjoni, ´´ Nuk ia kam idenë për çfarë po flet. Nuk kam asnjë zë në kokën time!`` - atëherë ky është zëri për të cilin po flasim.

 

T`I LESH GJËRAT TË SHKOJNË


Këto fjalë i dëgjojmë shpesh dhe shumë prej nesh e dinë që duhet ta lënë të shkojë atë të shkuarën e frikshme, e megjithatë ajo shfaqet pa u ndier në çastet më të mira për të na kujtuar mjerimin dhe dhimbjen. Shpesh ndiejmë sikur kemi bërë një hap përpara për ta gjetur veten dy hapa pas sepse ne nuk mund apo nuk do t`i lëmë gjërat të shkojnë.



TË PRANOSH ATË QË ËSHTË


Të pranosh atë që është dhe të lësh të shkosh atë që ishte. Kjo e shkuar e frikshme na sjell shpesh dhimbje dhe ankth dhe pothuajse gjithmonë sa herë që e kujtojmë na shkakton lot. Ju nuk mund ta ndryshoni të shkuarën pavarësisht sa herë i rijetoni ato çaste në mendjen tuaj. Nuk mund të filloni kapitullin e ri të jetës nëse vazhdoni të rilexoni kapitullin e fundit. Pranoni gjendjen tuaj të tanishme dhe çastin tuaj të tanishëm dhe bini në paqe me të. Filloni meditimin, punën me frymëmarrjen, praktikën e jogës apo terapinë e tingujve. Me anë të kombinimit të meditimit të përditshëm, jogës, punës me frymëmarrjen dhe terapisë së tingujve ju mund të arrini një ekuilibër të përsosur përmes së brendshmes dhe të jashtmes.



KËRKIMI I SHPIRTIT


Një nga gjërat më të vështira është të qenit brutalisht i ndershëm me veten. Është më e lehtë ta mashtrojmë veten dhe të gjejmë justifikime për sjelljen tonë. Mund të fshiheni nga e gjithë bota mbarë por nuk mund të fshiheni nga vetja. Kërkimi i shpirtit është i rëndësishëm pasi kështu ju mund të identifikoni shkakun e dhimbjes tuaj dhe asnjë njeri tjetër nuk mund ta bëjë këtë përveç jush. Përgjigjet i gjeni brenda vetes.



BESO NË UNIVERS


Kini besim në atë që do të ndodhë! Nëse asnjëri prej nesh nuk do të kishte një të shkuar të vështirë dhe nuk do të kishte nxjerrë mësime, ne nuk do të ishim të aftë të jetonim sot një jetë të mbushur me dashuri dhe mirënjohje. Kujtoni gjithmonë që gjithçka ndodh për një arsye. Kur jeni duke përjetuar diçka të dhimbshme, ju nuk i shikoni bekimet që do të vijnë pas.



BESO NË UNIVERS DHE BËHU NJË ME TË!


Për ju që po lexoni këtë artikull, cilado qoftë arsyeja që ju mban mbërthyer kaq fort pas të shkuarës, thojini vetes që tani ka ardhur koha ta lini të shkojë. Ka ardhur koha të bëni paqe me të shkuarën dhe të ecni përpara.